Mandati i tretë? Demalia: Po të lihet, kryeqytetit do t’ia bëjë emrin TiRama

Analisti Ilir Demalia ka reaguar për prishjen e maternitetit ”Mbretëresha Geraldinë”, ku thotë se një shkatërrim i tillë i Tiranës, nuk është bërë asnjëherë me ardhjen e Ramës si kryebashkiak dhe Erion Veliajt si kryetar bashkie. Sipas Demaliajt, Tirana nuk ka më histori, është e shuar komplet duke humbur çdo gjurmë historike të saj.

”Një shkatërrim i tillë nuk është bërë asnjëherë me ardhjen e Ramës si kryebashkiak dhe Erion Veliajt si kryetar bashkie. Në të gjithë botën, fillimet e një qyteti nuk mund të preket me dorë. Nuk preket ajo që ku ka filluar qyteti që janë ndërtesa simbol. Tani i ka ngelur që të shemb edhe ministritë dhe universitetin. Tirana nuk ka më histori, është e shuar komplet. Mua më dhembin sytë kur shoh bulevardin dhe sheshin e Tiranës. Tiranës i ka humbur çdo gjurmë. Kjo tregon se ne jemi popull i papërgjegjshëm dhe nuk kemi ndëshkuar njerëzit që i bëjnë këto vepra”,-tha për ”Ora News”.

Nga ana tjetër, Demalia shtoi se po të lihet edhe një mandat tjetër Rama do t’ia ndryshojë emrin Tiranës dhe do t’ia bëjë TiRama. ”Po të lihet edhe një mandat, ky me shumë mundësi do t’ia bërë emrin TiRama. Ky së bashku me Veliajn të varen në shesh për këto që i kanë bërë Tiranës. Edhe këta që do të vijnë duhet të kenë shumë kujdes se në 30 vite është vjedhur prona publike, edhe rëra e plazhit. Dhe pastaj shajnë Zogun. Ky njeri duhet të largohet urgjentisht me Erion Veliajn së bashku me bandën e Rilindjes dhe të ndëshkohen. Ne nuk kemi mundur që të ngremë minimumin e drejtësisë”.

SHKARKO APP