Manjani: Saimiri duhet të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë për Shqipërinë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duhet të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë për të zbërthejë skemën. Ai këmbëngul që problemi i hashashit ishte projekt politik.

Manjani: Në mënyrë paradoksale për shkak se pritet të ketë efekte Vettingu, besoj se kjo kastë gjyqtarësh dhe prokurorësh veçanërisht i atyre të krimeve të rënda. Janë shumë profesionistë meqë ra fjala. Ky grup janë ndër më të mirët. E dyta, kam përshtypjen duhet të jenë të motivuar për të treguar se çfarë dinë të bëjnë ndaj falangave të grupeve të pushtetarëve që i kanë sulmuar. Këto duhet të jenë një far motivi. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekt politik dhe qeverisës.

Zheji: Keni prova?

Swiss Digital Desktop Reklama

Manjani: Në sasinë e tokës së mbjellë, numrin e arrestimit nga të huajt apo me përfshirjen e institucioneve. Mos të biem viktimë që të themi “s’dinte gjë Enveri”. Enveri i dinte të gjitha. Është menduar se një papunësi ekonomike, njerëzit bëjnë ndonjë lekë, dhe e dyta bëjnë pare për të fituar zgjedhjet sikurse edhe ndodhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Linja e kanabizimit që është projekt politik, ku Saimiri njeriu i cili duhet që shërbimi më i mirë që mund t’i bëjnë Shqipërisë është të jetë bashkëpunëtor, i cili duhet të zbërthejë skemën.

Linja e dytë është linja e drogave të forta që fillon nga Afganistani, Turqi, Shqipëri dhe më pas në Evropë. Këtu, lobe myslimane ekstremiste fitojnë dhe bëhen rrezik dhe këtu përfshihet edhe Elbasani. Pra janë dy linja krejt të ndryshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?