Manjani shkarkon drejtuesin dhe juristin e Hipotekës në Ballsh
Pas një informacioni të përcjellë nga ana e Drejtorisë e Përgjithshme e Tatimeve mbi një procedurë regjistrimi të paligjshme, nga ana e Zyrës Qendrore të Pasurive të Paluajtshme janë kryer verifikimet paraprake dhe pas tyre nga ana e Kryeregjistrusesit është konkluduar mbi një transaksion të dyshimtë.
“Në kushte të tilla Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani ka udhëruar pezullimin dhe nisjen e procedurave për shkarkim të drejtuesit të Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme Ballsh, Besmir Selami dhe juristit Erlin Xhafaj”,-njoftoi sot Ministria e Drejtësisë.
Ministria njofton se “Ministri Manjani ka urdhëruar vijimin e një inspektimi të thelluar administrativ të çështjes dhe referimit të saj prokurorisë”.

