Marina Vjollca reagon për vdekjen e Kompozitorit Lalo
Pas vdekjes së kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo ka reaguar moderatorja e emisionit “C’est La Vie” Marina Vjollca në të cilin Lalo ishte pjesë e jurisë. “Miq te dashur, me hidherim te thelle mesuam ndarjen nga jeta te Maestro Lalos pas nje ataku ne zemer.
Maestro i madh u nda nga jeta duke lene nje boshllek te madh tek une dhe i gjithe stafi i “C’est la vie”. Ky emision dhe te tjeret ne vijim jane homazhi yne per njeriun e paperseritshem te muzikes shqiptare. U prehte ne paqe!,”-përfundon Marina në rrjete sociale.
Biografi:
Aleksandër Lalo lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Kreu studimet e larta në Institutin e Larte te Arteve për muzikë më 1973. Pervec veprimtarisë si kompozitor ai ka dhënë një kontribut te madh në kinematografi si kompozitor i rreth 25 filmave artistike dhe disa filmave vizatimore.
Lalo është edhe një nga kompozitorët më të njohur dhe të dashur të muzikës së lehtë. Shumë këngë të tij ishin të dashura për rininë në kohën që u kompozuan por ato vazhdojnë me po atë sukses të rikendohen edhe mbas shumë vitesh nga kengetarë të tjerë. Lalo si njohës shumë i mirë i orkestres ka dhënë edhe një kontribut të madh në orkestracion, përvec kompozimeve të tij ai ka orkestruar një numër të madh të kompozimeve qofshin këto të muzikës së lehtë apo vepra/exp/


