Marrëdhëniet me Greqinë, Nesho: Qëndrimi i politikës shqiptare amatoresk

Diplomati Agim Nesho tha në “Arena” me Dritan Hilën se qëndrimi i politikës shqiptare ndaj Greqisë në këto 5 vite ka qenë amatoresk.

Nesho: Në vizitën e kryeministrit Meta në Greqi, kur ka takuar Simitisin dhe i ka thënë edhe për ligjin e luftës “tani po shokohem që nuk e di një gjë të tillë”

Xhufi: Jemi në 1999

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesho: Qëndrimi i politikës shqiptare ndaj Greqisë për mendimin tim ndaj këtij 5-vjecar ka qenë amatoresk, ka qenë pa një vizion, pa një qëllim ku do arrijmë, por kanë punuar në bazë të disa axhendave që janë propagandistike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhufi: Pala greke ka ndonjë mëkat me këtë vend?

Nesho: Ka shumë. Menjëherë sapo u krijua qeveria tha se do marrim këshilltarët turk për të drejtuar institucionet tona. Është një qëndrim për Grëqinë që u mbajt në takimin e parë mes Venizelosit dhe ministrit shqiptar, ku ministri shqiptar i tha ju duhet të shikoni realitetin dhe të pranoni disa gjëra. U shokuan grekët. Evidentimi në këtë formë i qeverisë shqiptare më shumë ngriti tensionin më shumë krijoi probleme me fqinjët sesa i shërbeu interesave të shqiptarëve. Tani pranohet të bëhen bisedimet. Pse tani?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?