MAS: Emrat e 720 studentëve që kanë njehsuar diplomat e marra jashtë vendit

Ulet ndjeshëm numri i studentëve që kanë studiuar jashtë dhe kanë vendosur të kthehen në Shqipëri. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, deri në datën 14 dhjetor janë njehsuar 720 diploma të fituara në institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit. Në listën bashkëngjitur shkrimit janë emrat e 720 studentëve, të cilët i kanë gati vërtetimet e njohjes së studimeve që ata kanë kryer në universitetet e huaja jashtë vendit. Ministria e Arsimit njofton se personat që kanë emrin në listat e mëposhtme, duhet të paraqiten pranë MAS-it që të tërheqin certifikatën.

Gjatë periudhës korrikgusht, ka pasur më shumë kërkesë për konvertimin e diplomave të huaja, pasi gjysma e diplomave janë konvertuar gjatë periudhës së verës, ndërsa për muajin shtator- tetor janë konvertuar rreth 90 diploma. Për të gjithë ata të rinj që kanë studiuar jashtë dhe duan që të gjejnë një vend pune në Shqipëri apo të vazhdojnë studimet në një cikël të mëtejshëm studimesh, procedurat për njohjen e diplomave kryhen në një kohë më të shkurtër se 45 ditë. Për çdo student që kërkon të bëjë njohjen e diplomës së tij, ka një komision të posaçëm pranë Ministrisë së Arsimit, ku duhet të drejtojë kërkesën në formën e aplikimit.

Në dosjen për konvertimin e diplomës, të gjithë të interesuarit duhet të kenë diplomën, listën e notave, fotokopje të pasaportës si dhe mandatpagesën që kushton 2.500 lekë. Nga të dhënat e MAS-it, ky vit rezulton se ka një rënie drastike sa i përket numrit të diplomave të konvertuara, në krahasim me tri vitet e mëparshme dhe sidomos me vitin 2013, kur edhe ka qenë kulmimi i studentëve që kanë bërë konvertimin e diplomave që i kanë marrë në shtete të huaja. Nga të dhënat tregohet qartazi se studentët që përfundojnë studimet jashtë vendit nuk kthehen më në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas statistikave zyrtare të MAS-it, që prej vitit 2015 numri i studentëve që kanë njehsuar diplomat që kanë marrë jashtë vendit ka ardhur në ulje me dy vitet e mëparshme, pasi për 2015-ën u njehsuan në total 914 diploma, për vitin 2014 u njehsuan pranë Ministrisë së Arsimit 976 diploma, ndërsa numrin më të lartë e ka viti 2013, ku në total është bërë konvertimi i 1.688 diplomave të marra në universitetet e huaja. Bashkëngjitur, të interesuarit gjejnë listën e plotë të 720 emrave, diploma e të cilëve është njehsuar në Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Njohjes së Diplomave.

Swiss Digital Mobile Reklama

/GSh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?