Masakra e Elbasanit, dosja për Endrin në trafikun e drogës

Në emisionin ”Repolitix” po fliet për masakrën e trefishtë në Elbasan në datë 29 dhjetor. Viktima të atentatit mafioz mbetën Endrit Alibej, që ishte shënjestra së bashku me dajën e tij, Arben Dylgjeri dhe turkun Erdal Durunay, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Pista ku po hetohet është prishja e pazareve të drogës në Itali. Sonte për herë të parë do të zbardhet roli i Endrit Alibejt në trafikun e drogës në Itali në dosjen prej 237 faqesh. Të ftuar në studio janë ekspertë policie dhe gazetari investigativ Artan Hoxha.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka hedhur më shumë dritë mbrëmjen e sotme për vrasjen e trefishtë në Elbasan. “Ndryshe nga herët e tjera kur autorët digjnin makinën apo hidhnin armët, ky është një rast i vecantë ku autorët janë kujdesuar që të mos lënë gjë pas. Kemi viktimat dhe gëzhojat që autorët lanë pas. Mënyra si është bërë vrasja, efektiviteti, tre të vrarë pa asnjë gabim. Ata mbajtën në vëzhgim viktimat. Turku dyshohet se të jetë pjesë e atentatit, ndërsa xhaxhai nuk rezulton të ketë të kaluar kriminale. Ai ka jetuar në Angli, në Elbasan ka familjen.

Në grupin që u godit në Itali në 2013 ka pasur shqiptarë, afrikanë dhe italianë, kokaina trafikohej nga Holanda në Itali. Dy masakrat e fundit i lidh masakra e 3 shkurtit të 2016 me 3 viktima dhe ngjarja e fundit me 3 të vrarë. Në operacionin e kryer në 2013 në Itali është një emër, Eno Bedalli, në atë kohë ka qenë 35 vjeç. Bedalli është mes tre të vrarë në shkurt të 2016 me pjesëtarë të klanit Çapja. Përbërja e grupit që u godit në 2013 ka pasur shqiptarë në Elbasani, Peqini, Vlora, Puka, Kukësi, ka pasur trafik në disa shtete. Artan Begu është nga Vlora, dy vëllezërit Shahini nga Kukësi. Kjo është një nga pistat që prokuroria po heton. Problemi më i madh në lidhje me këtë ngjarje është fakti që zona ka qenë e errët”tha Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?