Masakra e Lushnjës, kush është autori i tretë?
Hetuesit janë në kërkim të autorit të tretë të masakrës së Lushnjës, ku mbetën të vrarë dy të rinj. Në dosjen e hetuesve nuk ka asnjë të dhënë për autorin e tretë, pasi fytyrën e tij nuk e ka parë asnjë nga dëshmitarët.
Në kërkim janë Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, ndërkohë që shoqërimet vazhdojnë. Në pyetje është marrë dhe Julian Sula, një tjetër emër i njohur për policinë për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu në pyetje është marrë edhe Xhulio Shkurti nipi i Aldo bares, Sajmo Xheliu dhe i plagosuri Marjo Xhepexhiu. Të tre dëshmitarët kanë pohuar se kishin identifikuar Laert Haxhiun kur gjuante kallashnikovë, por nuk e kishin njohur personin e tretë.
Paraprakisht thuhet se viktimat Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi nuk ishin shënjestrat e atentatit. Ka dyshime se autorët kanë dashur të vrisnin Xhulio Shkurtin dhe Sajmo Xheliun, të cilët për herë të dytë u shpëtojnë plumbave.

