Masakroi të dashurën disa vite më të madhe, i riu malazez arrestohet në Shqipëri

Një i ri malazez kishte hyrë në Shqipëri ilegalisht, në përpjekje për t’i shpëtuar drejtësisë në vendin e tij. Autoritetet malazeze kishin sinjalizuar palën shqiptare për mundësinë që 22-vjeçari me inicialet A.S., të strehohej në Shqipëri.

Por sipas mediave në Malin e Zi, ai është Arsenije Stanović, dhe ka vrarë një qytetare ukraine. Sipas portalit malazez “Pinkm.me” thuhet se policia kishte mbledhur shumë prova materiale që tregonin se pas krimit dyshohet se fshihej i riu, pasi thuhet se janë gjetur gjurmë që pasi iu bënë analizat rezultuan se përkojnë me ADN e 22-vjeçarit.

Ai ishte në një lidhje me vajzën ukrainase, disa vite më të madhe dhe dyshohet se ka qëlluar me thikë dhe i ka shtypur kokën. Kamerat e sigurisë së ndërtesës ku banonte 22-vjeçari si dhe lista e thirrjeve telefonike nga celulari i vajzës kanë bërë të mundur identifikimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Bie në rrjetën e bashkëpunimit ndërkombëtar, një shtetas malazez i dyshuar për vrasje Policia e Tiranës gjatë një operacioni bazuar në informacionet e Policisë së Malit të Zi, ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të një shtetasi malazez të dyshuar për vrasje.

Shtetasi A.S, 22 vjeç nga Mali i Zi kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri. Falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë malazeze dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, u bë i mundur identifikimi i vendodhjes si dhe kapja e tij.

Shtetasi A.S., dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi. Nga ana e Policisë së Shtetit u bë deportimi për në Malin e Zi i shtetasit A.S., i cili është marrë në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze.

ubica

lašmanova istraga

lašmanova istraga

anastasija lašmanova

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?