FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Masat e reja anticovid, Koduzi: Vendim jologjik! Nuk ka ndikim në ngadalësimin e virusit

Gazmend Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD i ka cilësuar si jologjike vendimet për masat e reja anticovid.

Koduzi ka treguar se vendi duhet të ndërmarrë masa që kanë të bëjnë me shkëputjen e transmetimit të virusit, apo lobimi më tepër për masën “Testim-Gjurmim-Izolim”.

Koduzi: Ky vendim nuk më zhgënjeu, është në kuadër të disa vendimeve jologjike, jo normale, që nuk japin një rezultat sinjifigativ. Ka një ndikim shumë të vogël për të mos thënë fare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse në një lokal janë persona të shëndetshëm dhe ti ke bërë tesime majftueshëm për të kapur rastet, a ka mundësi që nga ai personi i shëndetshëm të transmetohet virusi te një person i shëndetshëm? Nuk ka mundësi. Duhet që shteti të ngulmojë sa më shumë në ato masa që kanë të bëjnë me shkëputjen e transmetimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë vende i kanë marrë këto masa komplomentare, jo masa esenciale për kontrollin e epidemisë. Masat që e ngadalësojnë numrin e riprodhimit, që tentojnë ta mbajnë atë poshtë 1, është grupi i parë që merr qeveria. Kurse grupi i dytë janë masa komplementare.

Kjo është një garniturë që mund të mos ketë ndikim are në të, ose mund të ketë ndikim shum të vogël. Masat me ndikim të qënësishëm janë trinomi i famshëm që e ka bërë dhe bota “Testim-Gjurmim-Izolim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?