Mashtrimi 1 mln $, lihen në burg 3 biznesmenët e kromit

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 biznesmenët e kromit që abuzuan me TVSH-në.

Gjykatësi ka vendosur që Sokol Nasufi dhe Rexhep e Mehmet Dauti të qëndrojnë në burg. Sipas akuzave të Prokurorisë, dyshohet se 3 biznesmenet të kenë përfituar rreth 1 milion dollarë nga TVSH-ja.

Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plotësuar fatura fiktive shit-blerjeje të lëndës minerare, në bazë të të cilave kanë përfituar rimbursimin abuziv të TVSH-së në vitin 2013.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hetimeve, në vitin 2013, përkatësisht gjatë muajve nga qershori deri në gusht, subjekti “Elidon 06” ka blerë të shumta nga subjekteve të ndryshme tregtare sipas faturave të lëshuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kontrollit të Tatimeve, materialet e blera nuk janë gjetur gjendje dhe për këtë arsye nga grupi i kontrollit i janë bërë shitje, duke i nxjerrë detyrime tatimore në vlera të larta për këtë subjekt. Sipas hetimeve, gjatë kësaj periudhe subjekti “Elidon 06” ka realizuar shitje për dy subjektet Eurospeed Trans Chrom” dhe “ Euro Trade Minerals”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?