Mashtruesi që shiste të njëjtin apartament dy deri në tre herë

Pronari i një kompanie ndërtuese, që kishte aktivitet në zonën e Unazës së Re, u arrestua nga zyra e Antikrimit Ekonomik të Policisë së Tiranës, me akuzën e mashtrimit në shuma të mëdha.

Engjull Bengasi, 32 vjeç, nga Gramshi dhe banues në Tiranë, u arrestua pas kallëzimit të një gruaje 38 vjeçare.

Ajo i kishte kryer një pagesë dorazi, prej rreth 50 mijë euro Bengasit, për të blerë dy apartamente në rrugën “Teodor Keko”, në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pasi i ka dhënë paratë, ashtu siç ishte bërë edhe marrëveshja mes tyre, apartamentet e premtuar u ishin shitur personave të tretë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas hetimeve të kryera nga policia është konfirmuar mashtrimin e ndërtuesit 32 vjeçar. Bengasi është arrestuar nga policia me akuzat e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve e kontratave, si dhe “fshehjes së të ardhurave”.

Burimet e policisë thanë se ndërtuesi është denoncuar edhe herë të tjera më parë për të njëjtën vepër penale.

Ai i shiste të njëjtat apartamente nga dy apo tri herë dhe më pas nuk iu kthente paratë porositësve./ Klan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?