Maskat grabisin banesën e deputetit të PS-së, ja çfarë vodhën hajdutët

As banesa e deputetit socialist Namik Kopliku, nuk ka shpëtuar nga maskat. Sipas një informacioni të policisë, banesa e deputetit është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Informacionet e para raportojnë se autorët kanë shqyer derën e banesës dhe më pas kanë marrë bizhuteri dhe sende me vlerë.

Bëhet fjalë për banesën që deputeti i qarkut të Shkodrës ka në rrugën “Myslym Shyri”, zonë të cilën e mbulon Komisariati i Policisë numër 3.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet ende nëse autorët kanë marrë para nga banesa. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ka mbledhur të gjitha provat për identifikimin e autorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?