Massafra: Qëndroni në atdhe, bashkë të luftojmë korrupsionin
Kisha Katolike i dërgon një mesazh të fortë të gjithë shqiptarëve, në një kohë largimesh masive dhe kur lufta ndaj korrupsionit mbetet sfidë e Shqipërisë.
Në një vjetorin e lumturimit të 38 martirëve të fesë, imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv i Shkodrës apeloi shqiptarët të mos e braktisin atdheun e tyre dhe apeloi që të gjithë së bashku të punojmë për luftë ndaj korrupsionit dhe çdo qëndrimi mafioz që pengon të ardhmen.
Angelo Massafra: Sot është një ditë historike sepse kemi një vjetorin e lumturimit të 38 martirëve. Martirët jetuan në varfëri dhe nuk ishin shenjtorë në tokë por njerëz të thjeshtë që u munduan t’I ngjajnë Krishtin ashtu siç duhet që të bëjnë të gjithë. Martirët nuk pranuan që ta shpëtojnë lëkurën për t’iu bashkuar atij regjimi. Për martirët ishtë një kryqëzatë e re nga shteti i atëhershëm. Kampionët tanë të fesë nuk ishin jashtëtokësor për të krishterë të bindur për identitetin e tyre. Në emër të martirëve dëshiroj t’ju bëj një thirrje qytetarëve dhe institucioneve që të qëndrojmë fort në luftën kundër gjithçkaje që pengon zhvillimin e popullit shqiotat, mafiozëve dhe korrupsionit ta ndalojmë. Mos ikni, mos e lini atdheun tuaj. Të jemi sa më afër familjeve dhe sidomos adoleshtëve duke dëgjuar dhe dhënë kuptim ëndrrave të tyre dhe dëshira e tyre të bëhet realitet.
Shqipërisë i kërkoi guxim, pasi resurset që ajo ka me realitetin që jetojmë, janë dy kontraste të forta.
Meshën e shenjtë, në 1-vjetorin e lumnimit të 38 martirëve arqipeshkëvi i Shkodrës e kremtoi krah nuncit Apostolik imzot Charles John Broën, meshtarëve e rregulltarëve.
Martirët e fesë u shpallën të lumë në 5 nëntorin e 2016-es, por përkujtimi sivjet u bë një ditë më herët, pasi përkon me 27 vjetorin e meshës së parë që riktheu lirinë e besimit pas diktaturës së errët komuniste.

