Mat, humb kontrollin e makinës, shoferja aksidenton 9-vjeçarin

Një fëmijë 9 vjeç është aksidentuar rëndë nga një automjet që drejtohej nga një vajzë 21-vjeçare.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Mat, ku drejtuesja e mjetit Blerina Rami nga Burreli ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke aksidentuar fëmijën me iniciale N.K, 9 vjeç.

Policia sqaron se: “Në pranga u vu Blerina Rami pasi kjo shtetase, në një segment rrugor  në periferi të qytetit  Burrel,  duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”,  ka humbur kontrollin mbi automjet  duke aksidentuar  fëmijën me iniciale N.K, 9 vjeç, i cili ndodhet për ndihmë më të specializuar në spitalin e traumës Tiranë, në gjendje të rëndë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat,  neni 291 i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Oranews.tv/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?