Mbërriti dimri! Bie bora e parë, ja zonat që janë zbardhur sot

Dimri trokiti zyrtarisht!

Në Veri nisën reshjet e borës, ndërsa të pjesën tjetër të vendit temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme dhe janë regjistruar reshje shirash

Pamje të publikuara në rrjetet sociale vijnë nga Thethi, ku trashësia e dëborës ka arritur disa centimetra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëvizja e mjeteve dhe kalimtarëve raportohet pa probleme, ndërsa autoritetet lokale thonë se kanë marrë masat për menaxhimin e çdo situate që mund të krijohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reshjet e borës u rikthyen këtë të martë edhe në zonat e thella malore të Kukësit

Në Shishtavec, Kollivoz, Grykëçaj, Arren e Topojan, trashësia e borës raportohet se ka arritur deri në 5 centimtra

Prania e ujit në rrugë, solli pak vështirësi për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve, por nuk u raportuan probleme serioze

Në Rrugën e Kombit në disa pika pati rënie gurësh, por pa probleme për qarkullimin e mjeteve

Ndërkohë moti i keq që përfshiu gjirin e Vlorës, detyroi pezullimin e lundrimit.

Trageti i Linjës me Brindisin por edhe mjetet e tjera të lundrimit do të qëndrojnë në Radë të paktën deri të mërkurën, pasi forca e detit arrin deri në 7-tete ballë

Parashikimi i motit tregon një rritje të temperaturave në ditët në vijim në pjesën më të madhe të territorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?