Mbetjet e rrezikshme, Gjykata e Durrësit ndryshon masat e sigurisë

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Durrësit për vlerësimin e 20 masave të sigurimit për çështjen e mbetjeve të rrezikshme të Kurum. Gjykata e Durrësit ka ndryshuar një pjesë të masave të sigurisë të vendosura në kuadër të operacionit policor “Eko-Toxic”, që lidhet me kontrabandën dhe menaxhimin e paligjshëm të mbetjeve industriale.

Nga 20 personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar vendimet në fazën fillestare, sot disa prej tyre përfituan masa më të lehta. Për tre shtetas, masa “arrest në burg” u zëvendësua me “arrest në shtëpi”, ndërsa për disa të dyshuar për shpërdorim detyre u hoq arresti në shtëpi dhe u vendos ndalim i daljes jashtë shtetit si dhe detyrim për t’u paraqitur periodikisht në policinë gjyqësore. Një tjetër i dyshuar, i arrestuar fillimisht në burg për shpërdorim detyre, do të hetohet tashmë në arrest shtëpie. Ndërkohë, për shumicën e personave të përfshirë në akuzat për kontrabandë doganore dhe menaxhim të paligjshëm të mbetjeve, gjykata la në fuqi masën “arrest në burg”.

Hetimet vijojnë, ndërsa policia dhe prokuroria kanë bërë me dije se mbeten në kërkim edhe 13 persona të tjerë të dyshuar si pjesë e së njëjtës skemë kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Shtetasi R.B- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Shtetasi Sh.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg

3. Shtetasja M.Z- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi

4. Shtetasi M.H- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”-Arrest në burg

5. Shtetasi N.B- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;-Arrest në burg

6. Shtetasi A.P- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në Burg

7. Shtetasi J.K- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

8. Shtetasi I.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në Burg

9. Shtetasi E.V- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg

10. Shtetasi H.L- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi

11. Shtetasi Sh.J- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi

12. Shtetasi F.Ç- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në burg

13. Shtetasi G.S- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”; Arrest në burg

14. Shtetasja A.D- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

15. Shtetasja M.P- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore

16. Shtetasja K.S- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

17. Shtetasja B.T- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

18. Shtetasja E.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

19. Shtetasi K.A- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Arrest në shtëpi

20. Shtetasja I.M- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?