Mbetjet, Shalsi:BE foli, Ligji i përshtatshëm për Shqipërinë
Ligji për importin e integruar të Mbetjeve është i mirëpërshtatur për Shqipërinë. Kjo ka qenë përgjigja e Bashkimit Europian që u bë e ditur sot nga Eduart Shalësi.
Ligji për Mbetjet u miratua mes polemikave të ashpra dhe u dërgua nga Presidenti për rishqyrtim në parlament, ndërkohë që qeveria e dërgoi për opinion në Bashkimin Europian.
Sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, kreu i këtij komisioni, Eduart Shalsi, tha se, tashmë ka mbërritur përgjigja nga delegacioni europian, sipas së cilës, ligji i ri është i përshtatshëm për kushtet e Shqipërisë.

