Mbetjet spitalore, Agasi: Nga 749 subjekte, vetëm 9 të licencuar

Inspektoriati Mjedisor i Shtetit vazhdon inspektimin në të gjitha spitalet publike për trajtimin e mbetjeve spitalore. Kreu i këtij inspektorati, Ergys Agasi ka kujtuar se aksioni për inspektimin e këtyre mbetjeve ka nisur që prej disa muajsh.

Agasi theksoi se janë 749 subjekte të cilat gjenerojnë mbetje spitalore, ndërsa për trajtimin e tyre ai u shpreh se janë vetëm 9 subjekte të licencuara.

Kryeinspektori i Mjedisit, deklaroi se në vitin 2017 do të alokohet fond për pajisjen certifikuese. Gjatë inspektimeve të ISHMP bëhen konstatime se sa është sasia e mbetjeve që gjenerohen, sa mbledhje prodhon një spital dhe sa nga këto mbetje trajtohen.
/BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?