FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbi 5.600 dollarë për pashaporta të rreme bullgare, 20 të arrestuar

Hetuesit në Bullgari thonë se kanë gjetur pasaporta bulgare false, me të cilat shtetasit udhëtonin dhe punonin në Bashkimin Europian.

Më shumë se 20 vetë janë arrestuar, përfshirë edhe zyrtarë.

Aplikantët thuhet se kanë paguar deri në 5.690 dollarë për certifikatat e rreme të origjinës bullgare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka bastisur zyrat e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raportohet se punonjësit shisnin certifikata të rreme për njerëzit që jetojnë në shtetet jo-anëtare të BE.

Shumë prej pashaportave të rreme besohet iu janë dhënë banorëve të shteteve me pakicë të konsiderueshme etnike bullgare, duke përfshirë Moldavinë, Maqedoninë dhe Ukrainën.

Disa raporte sugjerojnë se agjencia ka lëshuar rreth 30 certifikata të dyshimta në një javë.

Prokurorët po hetojnë punën e agjencisë, duke përfshirë akuzat për marrje ryshfeti, falsifikim dhe shpërdorim detyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?