Mbishkrime naziste në mur, pranga 47-vjeçarit në Sarandë
Aktualitet E Enjte, 15 Korrik 2021 00:48
Një 47-vjeçar është arrestuar në qytetin e Sarandës pasi iu gjetën dhe sekuestruan 55 gramë kanabis. Policia e Sarandës ka konstatuar në mjetin e tij tip ”Suzuki”, dogën dhe një thikë.
Gjithashtu ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim policor prej strukturave të DVP.Gjirokastër, për veprën penale ”Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racës dhe feve”, pasi ka shkruar në mur simbolet naziste.

