Mbledhje ndërqeveritare Shqipëri-Mali i Zi, firmosen marrëveshjet dypalëshe
Aktualitet Kryesore E Hënë, 27 Shkurt 2023 13:36
Në Podgoricë u mbajt sot mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi.
Në përfundim u nënshkrua një deklaratë e përbashkët dhe 10 marrëveshje mes dy vendeve në fushën e energjisë, infrastrukturës, ekonomisë e rinisë.
Kryeministri Edi Rama dhe Dritan Abazoviç kanë nisur ceremoninë e firmosjes së marrëveshjeve mes dy vendeve.
Ata kanë firmosur marrëveshjet e pikës së re ndërkufitare dhe ndërtimin e urës mbi lumin Buna.