Mbrostari në protestë me forca të dyfishuara: S’do t’i lejojmë plehrat në fshatin tonë
Aktualitet E Mërkurë, 5 Maj 2021 11:42
Banorët e Mbrostarit të Fierit kanë dalë në protestë sot që në mëngjes me forca të dyfishuara kundër fabrikës së riciklimit të mbeturinave që do të ndërtohet në tokat e tyre.
Pavarësisht se dhejtra prej tyre në gjendje të lirë janë proceduar nga policia, ata janë mbledhur këtë mëngjes sërish dhe kanë bllokuar rrugën nacionale të Fierit nën thirrjet: “Nuk duam plehra në zonën tonë”, “Nuk e lejojmë ndërtimin e impiantit të plehrave”. /syri/

