“Mbyllen” Kakavija dhe Kapshtica: Greva pezullon…

Thellohet skandali në doganat. Kakavija dhe Kapshtica, pas problemeve që nga fundjava, mësohet se do të mbyllen për 24 orë për shkak të një greve të zhvilluar nga dogana greke, dhe do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

Mbi këtë situatë ka reaguar edhe Policia e Gjirokastrës, ku thekson se: “Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 të datës 09.11.2017 deri në orën 07:00 të datës 10.11.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit të Greqisë dhe anasjelltas. Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Gjirokastrës.

“Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 00:00 e datës 09.11.2017 deri në orën 23:59 të datës 09.11.2017, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit Grek dhe anasjelltas”, njofton policia e qakur të Korçës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?