Mbyllet  edicioni i parë i shkollë Dimërore “Informim dhe Privatësi”

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Rektoratin e Universitetit të Tiranës zhvilluannë datat 23-27 janar 2017 Shkollën Dimërore “Informim dhe Privatësi”. Ky aktivitet u organizua në kuadër tëJavës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale, si dhe në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve të nënshkruarmë 14 dhjetor 2016. Në edicionin e parë të kësaj Shkolle Dimërore u përzgjodhën për të marrë pjesë 60 studentë, staf akademik dhe administrativ nga të gjithë fakultetet e Universitetit të Tiranës.

 Në 5 ditët e zhvillimit tëaktivitetit u trajtuan tema dhe raste konkrete nga praktika shqiptare dhe ajo evropiane, si nëdrejtim të mbrojtjes së privatësisë, ashtu edhe për të drejtëne informimit. Stafi i Zyrës së Komisionerit mbajti prezantime për kuadrin ligjor të funksionimit dhe kompetencave të Autoritetit në të dy këto fusha, si edhe me risitë e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE që hyn në fuqi në maj 2018.

 Pjesëmarrësit e Shkollës Dimërore u njohënnga trajtimi i rasteve konkrete meprocedurat e kërkesës për informim, shqyrtimin e ankesave,rolin e koordinatorit, programin e transparencës së Autoriteteve Publike dhe me portalin pyetshetin.al. Njëkohësisht,ata u trajnuan përtë drejtat e individëve si subjekt të të dhënave personale (saktësia, grumbullimi,qëllimi, përpunimi, korrigjimi, fshirja, etj) dhe detyrimet e kontrolluesve për zbatimin integral të legjislacionit. Ndërsa, u prezantuan tema edhe për përdorimine të dhënave personale në rrjetet sociale dhe në Internetin e Gjërave (IoT), Cloud Computing dhe Big Data, si dhe balanca mes mbrojtjes së privatësisë dhe interesit publik në legjislacionin evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Në ditën e fundit u zhvillua dhe ceremonia e ndarjes së certifikatave, ku pjesëmarrësit në Shkollën Dimërore u vlerësuan me dy kredite. Z. Besnik Dervishi,theksoi se “ky aktivitet ka hedhur bazën e njëbashkëpunimi afatgjatë me Universitetin e Tiranës për zgjerimin e njohurive të studentëvenë këto dy fusha. Vetë pjesëmarrja në këtë Shkollë Dimërore është tregues i rëndësisë së zhvillimit periodik të të tilla iniciativave për qytetarë tëinformuar me të drejtat e tyre themelore”. Ndërsa, zv/rektori Shezai Rrokaj tha se “ndërgjegjësimido të nxisëgjithnjë e më shumë kulturëne transparencës së institucioneve,duke respektuar privatësinë e individit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?