Mbyllet kopshti “Flatrat e Dijes”, pas vdekjes së 3-vjeçarit
Aktualitet E Enjte, 3 Shkurt 2022 16:23
Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për t’i hequr licencën kopshtit “Flatrat e Dijes” në Fier, ku ndërroi jetë rreth një muaj më parë një fëmijë 3-vjeç. Bëhet e ditur se ky vendim është marr për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda, për mosplotësim të kushteve të licencimit.

