
Pak pas orës 20:00, protestuesit e fundit u larguan nga sheshi “Skënderbej”, duke mbyllur protestën që u mbajt në 114 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Policia nisi rreth orës 19:30 aksionin përfundimtar për shpërndarjen e protestuesve. Dy autobotë me ujë shoqëruan këtë aksion. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 të lënduar.