Mbyllja e Kapitullit 20, më 13 tetor do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE
Shqipëria do të zhvillojë më 13 tetor 2026 takimin e dhjetë të Konferencës së Anëtarësimit me Bashkimin Europian. Sipas njoftimit të Këshillit Europian, takimi do të mbahet në Luksemburg dhe do të ketë në fokus mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20, që lidhet me politikat e ndërmarrjeve dhe industrisë. Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

