Më 15 dhjetor hapet Burgu i Shkodrës, Kokona: Duhen 371 milionë lekë
Për buxhetin e 2018 për kategorinë e burgjeve, raportoi në Komisionin e Sigurisë, Sekretarja e Ministrisë së Drejtësisë, Edlira Kokona. Gjatë prezantimit të sotëm, ajo deklaroi edhe sa fonde shtesë duhen për uniformat e punonjësve të policisë që punojnë në burgje, si dhe për mirëmbajtjen e burgjeve.
Më tej Kokona, deklaroi se shuma e përgjithshme që kërkon Drejtoria e Burgjeve është 371 milionë lekë, ndërsa shtoi se më 15 dhjetor hapet dhe Burgu i Shkodrës.
“Më 15 dhjetor hapet Burgu i Shkodrës. Kemi nevojë për fonde shtesë në shifrat 182 milionë lekë për mirëmbajtjen e burgut dhe fond shtesë për uniformat e punonjësve të policisë që punojnë në burgje. Shuma e përgjithshme që kërkon Drejtoria e Burgjeve, fonde shtesë, është 371 milionë lekë. Pra, këto për mirëmbajtjen e burgut të ri të Shkodrës dhe uniformat. Fondi për uniformat është 188 milionë lekë’, tha Kokona.
Nga ana e tij, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, deklaroi në Komision se kostoja e një të burgosuri është 20 mijë lekë të vjetra. “20 mijë lekë të vjetra kostoja për një të burgosur”, tha Çuko.

