Më 7 dhjetor shorti për anëtarët e KED-së
Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një letre shprehu shqetësimin e tij për pamundësinë për të hedhur shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Meta i ka nisur një letër Kuvendit ku ëshë shprehur se duhet zgjidhur boshllëku ligjor. Kreu i shtetit sipas ligjit duhet të hedhë shortin më 5 dhjetor për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi por infrastruktura ligjore nuk ekziston pasi institucionet e KLGJ dhe KLP që duhet të sjellin kandidaturat për KED ende nuk janë ngritur
Në përgjigje të këtij shqetësimi Kuvendi është shprehur se shorti do të hidhet më 7 dhjetor, duke përcaktuar edhe rregullat konkrete.

