“Me personalitet të mirë, s’ka rrezik”, si u lirua ish-zv.drejtori i Hekurudhës, kreu i bandës së kokainës në Itali

Ish-zv.drejtori i Hekurudhës, Artur Mahmutaj, është arrestuar në Itali, si një prej drejtuesve të një grupi që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut. Mahmutaj u lirua nga Gjykata e Durrësit në mars të vitit të kaluar, pasi qëndroi 3 muaj në burg si i dyshuar për kultivimin e përpunimin e kanabisit në një laborator të sofistikuar, që rezultonte në pronësinë e tij.

Ndonëse në arsyetimin e vendimit të datës 3 mars 2016, Gjykata shprehet se Mahmutaj është një njeri me personalitet dhe nuk ekziston rreziku që të largohet, ky arsyetim i drejtësisë shqiptare, nuk rezulton i mirëmenduar, shkruan “panorama’. I dyshuari jo vetëm që është larguar jashtë Shqipërisë, por ka sofistikuar tregtinë e drogës, nga kultivimi i hashashit në laborator, te trafiku ndërkombëtar i kokainës me kontenierë nga Amerika e Jugut.

Arrestimi i 37-vjeçarit Artur Mahmutaj, u bë publik nga të gjitha mediat italiane paraditen e djeshme. Ai, bashkë me një tjetër shqiptar, 38-vjeçarin Besnik Dauti dhe tre italianë, u arrestuan për trafikimin e një sasie prej 77 kg kokainë të pastër. Ndërsa, sipas Guardia Di Finanza që realizoi operacionin, dy shtetasit shqiptarë ishin organizatorët e trafikut ndërkombëtar të drogës.
fax-gjykata-durres

Swiss Digital Desktop Reklama

ARRESTIMI 
Një operacion i madh antidrogë është kryer nga forcat e Komandës Provinciale të Guardia di Finanza në Xhenova, duke u finalizuar me sekuestrimin e më shumë se 77 kg kokainë të pastër. Droga u gjet në kontenierin e një anije mallrash, që ishte ankoruar në port. Operacioni i koduar “Rebuffo” është finalizimi i hetimeve komplekse të kryera prej disa muajsh nga Policia italiane. Nga përgjimi i bisedave, është arritur identifikimi dhe arrestimi i 5 personave, dy shtetasve shqiptarë, që dyshohet se janë organizatorët e trafikut dhe 5 italianëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç dy shqiptarëve, është arrestuar edhe shtetasi italian Carmelo Rao, i cili ishte edhe personi i ngarkuar me transportimin e drogës. Ndërsa personi që i jepte ndihmën kryesore grupit, për të marrë kokainën nga kontenieri pa kaluar në skaner, ishte një punonjës i portit, 45-vjeçari italian Massimo Roça, që po ashtu u arrestua nga Guardia di Finanza. Një tjetër punonjës i portit, Roberto Piano, 52- vjeç është arrestuar gjithashtu si pjesë e grupit. Policia sekuestroi 66 “bukë” kokaine që ishin vendosur brenda dy çantave të fshehura në një kontenier të ngarkuar në anije në Amerikën e Jugut.

VENDIMI I GJYKATES 
Artur Mahmutaj, i arrestuar në Itali si organizator i trafikut të mbi 77 kilogramëve kokainë, është një emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare. Mahmutaj, ish-zëvendësdrejtori i Hekurudhës në Durrës, është mbajtur në paraburgim për 3 muaj, pas zbulimit të një laboratori të sofistikuar droge në një magazinë, në shtator të vitit 2015. Pas zbulimit të këtij laboratori, Policia e Durrësit e shpalli në kërkim duke e arrestuar 4 muaj më vonë, pasi ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Por kjo masë sigurie u ndryshua nga vetë Gjykata e Durrësit, që kishte vendosur masën e mëparshme, nga “arrest me burg”, në detyrim paraqitje. “Artur Mahmutaj është një person me një personalitet të mirë në komunitet dhe për këtë person nuk provohet rreziku i ikjes me qëllim për t’iu shmangur drejtësisë. Gjykata çmon se nuk ekzistojnë rrethana të tilla të faktit apo të personalitetit të të dyshuarit, që ai të kryeje krime të tjera më të rënda apo të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet”, këto ishin disa prej arsyetimeve, në bazë të të cilave Gjykata liroi 37-vjeçarin në mars të vitit të kaluar.

Në vendim thuhet gjithashtu se, vërtet vendi ku u gjet droga ishte në pronësi të Mahmutajt, por pas hetimeve, është vlerësuar se ambientet nuk posedoheshin prej tij, por i ishin dhënë me qira shtetasit tjetër, Albano Gjinit.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?