Me qeleshe në kokë dhe simbolin e shqiponjës, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut feston Pavarësinë e Shqipërisë

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit.

Përmes një postimi në median sociale Twitter, Adams shkruan nga ajo që njihet si “Little Albania” (Shqipëria e vogël), në rajonin e Bronx-it, Brooklyn dhe Staten Island, se “fqinjët dhe biznesmenët e vegjël, apo sipërmarrësit shqiptarë, punojnë pa lodhje që Nju Jorku të lëvizë”.

Me një urim të thjeshtë, “Gëzuar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë”, ai e mbyll postimin e tij, ku ka ndarë edhe disa foto e video.

Swiss Digital Desktop Reklama

Adams nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e tij për komunitetin shqiptar, të vendosur në një prej qyteteve më të mëdha në botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?