Më shembullorët në Rajon, OKB: Shqipëria dhe Kosova të parat për pranimin e taksave

Shqiptarët nuk janë shumë të lumtur që të paguajnë taksa për investime publike, në drejtim të arsimit, shëndetësisë dhe të mirave të tjera publike. Këtë gjë e thotë një studim i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rezultatet e plota të të cilit do të publikohen në muajin Mars.

Rezultatet paraprake tregojnë se, me një vlerësim nga 1 në 10, ku numri 1 shpreh pakënaqësi dhe numri 10 pranim të plotë të sistemit tatimor, Shqipëria vlerësohet me notën 4.5. Paçka se është një normë e ulët në krahasim me vendet e zhvilluara, si Gjermania apo Austria, Shqipëria ka rezultatin e dytë më të mirë në rajon pas Kosovës.

Kjo do të thotë se, në Ballkan, shqiptarët janë ata më të gatshmit për të paguar taksat e tyre, një detyrim i pashmangshëm për çdo shoqëri, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet mbarëvajtja e shërbimeve publike. E sidomos dy më të rëndësishmet: arsimi dhe shëndetësia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta dy sektorë janë element përplasjesh në vende të ndryshme të globit sa i përket politikave qeveritare dhe taksave. Edhe në Shqipëri, kohët e fundit, çështja e taksave për sektorët prioritarë është kthyer në qendër të vëmendjes gjatë kohëve të fundit, nxitur kryesisht nga protestat e studentëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu, në Kosovë i jepet nota 5.6 dëshirës për të paguar taksat, Serbi 4.1, Mali i Zi 3.9 dhe Maqedoni 3.2. Pyetja ekzakte në këtë anketim është: “nga 1-10, sa i pranoni ju taksat dhe kontributet për të financuar të mirat publike?”. Në vend të parë në nivel global është Gjermania, me një notë në 7.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?