Me zinxhirë floriri dhe femra në krevat, kush është “koka” e prostitucionit në Shkodër
Sot në shkodër u godit një grup prostitucioni i cili drejtohej nga 50 vjecari Rinard Tota, 50 vjeç.
Ai nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është dënuar disa herë.
Ditën e sotme 50 vjecari është arrestuar nga policia e Shkodrës gjatë operacionit “Balerinat” me akuzën për shfrytëzim prostitucioni.
Ai akuzohet si organizator i këtij aktiviteti ilegal në një lokal-motel në pronësi të tij në qytetin e Shkodrës. Po kush është Rinard Tota?
Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. 50-vjeçari ka ndërruar disa herë emrat. Nga Frederik në Rinard, nga Tata në Tota me qëllim për t’i shpëtuar policisë.
/albeu.com/

