Media britanike: Shqiptarët kontrollojnë trafikun e kokainës në Belgjikë (FOTO)

Britanikja “Mirror” shkruan se “kryeqyteti i Kokainës në Europë” përdoret nga shqiptarët për të dërguar një nga lëndët narkotike me të shtrenjta drejt Londrës. Mafia shqiptare kontrollon portin Antwerp, në Belgjikë.

Droga e klasit A vjen në Antwerp nga Kolumbia, duke u fshehur në pllaka mermeri dhe trarë prej druri, të ngarkuar në kontejnerët e anijeve. Më pas janë shqiptarët ata që e marrin në dorëzim me synimin e vetëm, ta çojnë drejt Londrës aty ku tregu është më i lartë.

“Rojet e kufirit në qytetin belg e kanë humbur luftën kundër zotërve të drogës kolumbiane”. Shifrat zyrtare tregojnë nivele rekord të kokainës që është futur në Evropë, nga Belgjika. Në tetë muajit parë të 2016 është kapur 22 ton kokainë, shumë herë më shumë se rekordi i vitit 2012 me 18 ton.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mafia shqiptare mund të përfitojë nga situata për ta transportuar drejt Britanisë, ku fitimi është më i madh”, ka thënë një burim portal për britaniken “Mirror”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ata shesin kilogramin 50,000 euro në Britani, ndërsa në vende të tjera 30,000 euro”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?