Media greke: Bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës i pleksur në afera mafioze, imagjinoni ç’do të thotë kjo për Greqinë

Skandali i përgjimeve italiane i një dite më parë i bandës italo-shqiptare që ka trafikuar dhjetëra ton marijuanë në Shqipëri dhe Siçili, që drejtohej nga Moisi Habilaj, dhe në të cilat përmendet edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shqetësuar mediat greke, të cilat po i japin jehonë të fortë kësaj ngjarjeje.

Në një raportim të mesditës së sotme, “NewsIT.gr”, një ndër portalet kryesore në Greqi, e shikon me shqetësim përfshirjen e “bashkëpunëtorit të ngushtë të Edi Ramës në këtë bandë mafioze”, duke ngritur pikëpyetjen e madhe se çfarë do të thotë kjo ngjarje për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë, ku gazetarët grekë theksojnë se ky përgjim është dëshmi e vetëm një ngjarjeje, duke lënë të kuptuar se sa ngjarje të tjera si kjo e “Habilajve” janë edne pa zbuluar.

“Këtu flasim për 4 ton droge, dhe po flasim vetëm për një rast. Shqipëria lëvron në Greqi, Itali dhe në gjithë pjesën tjetër të Evropës sasira të mëdha droge. Nuk është e rastësishme që vendi ynë fqinj quhet si “Kolumbia e Ballkanit””- thotë gazetari grek në raportimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportimi i plotë i gazetarit grek

Swiss Digital Mobile Reklama

Thuhet që: “Ditët e fundit ka plasur një bombë në qeverinë Rama. Ish-Ministri i Brendshëm ka pasur lidhje me mafien shqiptare dhe në shpërndarjen ndërkombëtare të drogës, ku pritet të dalë dhe urdhri i arresti i tij”.

Policia italiane ndiqte për muaj me radhë pjesëtarë të rrjetit ndërkombëtar të drogës, dhe flasim për një sasi 4 ton drogë.

Dje arritën të kapen disa pjesëtarë të grupit dhe ndër ta ishte dhe kushuriri i ish ministrit të Brendshëm, i cili përdorte makinën e tij për të transportuar drogën.

Policia italiane kishte bërë shumë herë përgjime dhe kishin regjistruar bisedime të mafiozëve, ku referohej emri i ish ministrit me mafiozë të caktuar për sasira të caktuar droge dhe parash.

E kuptoni që bashkëpunuesi i ngushtë i Edi Ramës i mpleksur në këto afera çfarë do të thotë kjo, jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për të gjithë ne.

E imagjinoni po të ndodhte po të kishte ngjarë në Greqi.

Këtu flasim për 4 ton droge, dhe po flasim vetëm për një rast.

Shqipëria lëvron në Greqi, Itali dhe në gjithë pjesën tjetër të Evropës sasira të mëdha droge. Nuk është e rastësishme që vendi ynë fqinj quhet si “Kolumbia e Ballkanit”.

Përktheu dhe përshtati në shqip: Koha Jonë

Video e raportimit të medias greke për çështjen “Habilaj”

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=LN_TL92thJc” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?