Media greke, skeptike për takimin Kotzias-Bushati: Axhenda, një magmë shpërthyese
Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë fillojnë sot në Kretë bisedimet dyditore, për të diskutuar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy vendeve.
Por, analistët grekë parashikojnë një dialog të vështirë.
“Është e qartë se tentativa e hapjes së një dialogu të përgjithshëm e Tiranën në kushtet e sotme, konsiderohet të paktën si me risk të madh, ndërsa burime të tjera e konsiderojnë dhe të gabuar”.
Sipas tyre, qeveria e kryeministrit Rama mban një qëndrim të ashpër deri provokativ për një sërë çështjesh që kanë interes për Greqinë. Analistët vlerësojnë se axhenda e bisedimeve të Kretës përbëhet nga një “magmë shpërthyese”.
Detajet mbi zhvillimin e takimit mbeten të pakta. Dihet vetëm se dy delgacionet do të takohen në zonën e quajtur Hersonisos, në afërsi të kryeqendrës së Kretës, Heraklion.
Programi përmban dhe një vizitë në atraksionet turistike dhe historike, si dhe një drekë të shtunën, në Lasithi, ofruar nga kryetari i bashkisë. Mapo.al

