Mediat pranë Gruevskit shfaqin Zaevin me plis në Ditën e Flamurit

Një pjesë e mediave të afërta me VMRO-DPMNE me rastin e Ditës së 28 Nëntorit – Festës së Flamurit dhe Pavarësisë së shtetit shqiptar e kanë nxjerrë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev me plis në kokë.

Në tekstin e shkruar dhe të shpërndarë në shumë portale theksohet se Zaev është një nga politikanët që po angazhohet për federalizimin dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Ndërsa në këtë shkrim thuhet se Zaev ka hapur “Kutinë e Pandorës”, duke i hapur një derë Shqipërisë së Madhe, apo kantonizimit të Maqedonisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtu përmendet takimi i kryetarëve të komunave shqiptare në Ballkan në Tiranë, të organizuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

zaev-plis

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?