Mediat Serbe: Arrestohen tre shqiptarë, kishin dron me vete

Në pikë kalimin kufitar në Preshevë, policia dhe doganierët serbë kanë ndaluar tre shqiptarë.

Ndalesa ndaj tyre është bërë pasi në veturë iu është gjetur një dron.

Siç raporton ‘Novosti’, ata nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm për dronin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasit shqiptarë kanë thënë se ata po kalonin për në Serbi për shkak të detyrimeve biznesore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirëpo, si duket droni i ka shtyrë serbët të marrin masa pasi nesër ekipi shqiptar Skënderbeu do të luaj në Beograd me atë të Partizanit në kuadër të Ligës së Evropës.

Vlen të theksohet se tre vite më parë bëri bujë droni me flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe’ i cili u lëshua në stadiumin e Beogradit në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2016” ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Kjo pati shkaktuar reagime të ashpra në stadium, duke bërë që huliganët serbë të futën në fushë dhe t’i sulmojnë futbollistët e Shqipërisë.

Gjithsesi kjo akoma nuk është e konfirmuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?