Mehmeti: Politikanëve shqiptarë u intereson Shqipëria e ndarë

Analisti Kim Mehmeti, në studion e “Top Talk”, deklaroi se politikanëve u leverdis që të kemi 5 Shqipëri. ”Ne kemi politikanë që vishen me Versace por mendësinë e kanë të Konferencës së Londrës në 1913. Është e paimagjinueshme që mos të ketë një mendësi mbarëshqiptare se si do të zgjidhet problemi shqiptar në Maqedoni; na konsiderojnë aq budallenj sa të besojmë se Serbia do ia japë Luginën e Preshevës si dhuratë Kosovës; nuk e beson askush se kryeministri i Shqipërisë do e hapë temën e Çamërisë te kryeministri grek. Ne nuk kemi të kaluar të përbashkët sepse jetuam në shtëpi të ndara por as të sotme të përbashkët nuk krijuam. Politikanëve u leverdis që të kemi 5 Shqipëri”, tha Mehmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?