Mëngjes lufte, tjetër aksident me vdekje në rrugët shqiptare

Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotshëm. Ka humbur jetën një kalimtar 72 vjeç me iniciale D.B. banues në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit.

Policia sqaron se “mjeti autobus me drejtues shtetasin G. B.48 vjeç, banues në Sllatinë, Tetovë, ka aksidentuar shtetasin D.B. 72 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është aksidenti i dytë brenda pak orës me pasojë vdekjen. I pari ndodhi në 3:30 në aksin Fier-Patos. Një vajzë 23 vjeçe nga Orikumi humbi jetën dhe shoferi i mjetit me të cilin udhëtonte, u plagos rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?