Merkel: Skuadra të lëvizshme për të gjurmuar të infektuarit me COVID-19

Niveli i riskut për popullatën gjermane është përcaktuar nga Instituti Robert Koch si “i lartë” dhe vazhdon të mbetet i tillë.
Përditësimi i fundit i Institutit u krye në orën 08:15 të datës 20.04.2020, sipas të cilit janë evidentuar 141.672 të infektuar ose +1.775 më shumë se nga raportimi i fundit, aktualisht kemi 170 persona të infektuar çdo 100.000 banorë. Numri i vdekjeve raportohet 4.404.
Informacione të tjera nuk ka për sa i përket masave mbrojtëse (mbeten normat që janë vendosur më datë 16.03.2020). Drejtori i Robert Koch Institut ka thënë gjatë një deklaratë për shtyp me Ministrin Federal të Shëndetësië se “kemi përballuar me sukses vetëm dallgën e parë, por jemi ende në fillim të pandemise“.

Kancelarja Angela Merkel në konferencën për shtyp të ditës së sotme foli për rëndësinë e masave të marra dhe sipas saj vetëm pas 14 ditësh mund të flasim sërisht për lehtësim të masave. Ajo tha se “nuk kemi arritur ende në majë të malit që të fillojme zbritjen“.

Sipas saj, gjëja më e rëndësishme për momentin është identifikimi i të infektuarve dhe zinxhirit te kontakteve që këta kane pasur.

Per te mundesuar kete Kancelarja njoftoi se do të jenë në terren 105 skuadra te levizshme që do të identifikojnë këta persona, të cilët duhet më pas të vendosen në karantinë shtepiake.

Detyra ju eshte ngarkuar zyrave shendetsore te landeve madje ne Brandenburg e ka mare persiper kete detyre ushtria. Aktualisht kjo eshte vetem ne teori pasi nuk eshte provuar ende ne praktik. Kjo eshte menyra e vetme per ti vendosur “dige” pandemisë.

Vetëm në këtë mënyrë nuk do të mbingarkohet sistemi shendetsor, i cili edhe për momentin nuk eshte se gjendet “mbi akull të hollë“. Si shembull më të mirë në këtë drejtim Kancelarja mori Korene e Jugut.

SHKARKO APP