Mero Baze: “Të dhjerë”, por… vendimtarë!

Nga Mero Baze/Zgjedhejt në Maqedoni duket se po I japin shanse politikës perëndimore, të rifut nën kontroll një shtet që po ikte në drejtim të paditur, nën ndikimin e një nacionalizmi izolacionist, urrejtjes etnike, dhe prirjeve pro ruse, duke dëshmuar një kah të kundërt me lëvizjet e tjera populiste në botë.

Opozita e LSDM, njohu një rritje të mjaftueshme për të shpresuar të udhëheq vendin me partitë shqiptare, të cilat kanë dal nga zgjedhjet më të rrudhura, por më vendimtare. Shqiptarët në Maqedoni hodhën poshtë peshën e tepërt që nuk e mbante dot shpina e politikanëve të tyre batakçinj, dhe bën që regjimi të dorzohej, përball një ekuacioni ku shqiptarët u bën vendimtarë, jo vetëm për formimin e një shumice të re, por dhe për fatin e demokracisë në Maqedoni.

Zgjedhjet e së dielës, rrënuan establishmentin e vjetër politik të VMRO, nga ana maqedonase dhe PDSH e BDI nga ana shqiptare dhe testuan orientimin properëndimorë të shqiptarëve në atë shtet. Fitorja e partisë “Besa” me pesë deputet, si një parti orientale, është shenjë që shqiptarët nuk ju dorzuan besimit të tyre fetar nga dëshpërimi, por të ardhmes së Maqedonisë demokratike properëndimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarët e kanë konsideruar pushtetin e Gruevskit, si një rregjim që përdorte votën e tyre për tu tallur me ata dhe kanë devijuar votën për  të zhbër rregjimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mënyrë paradoksale, shqiptarët kanë votuar instiktivisht  për një shtet qytetar të Maqedonisë, duke tejkaluar vetveten, kulturën e tyre fisnore dhe patriarkale, por edhe Marrveshjen e Ohrit, që bazohet mbi paritetin etnik të Maqedonisë.

Kur shqiptarët kishin 29 deputet, ata nuk kishin asnjë fuqi të ndalnin rregjimin e Gruevskit, përballë një opozite të vogël maqedonase dhe të dobët. Sot kur ata kanë 20 deputet, plus 2 në rradhët e LSDM, ata kanë mundësi të kushtëzojnë Maqedoninë në formimin e qeverisë së re dhe të jenë më të rëndësishëm, se sa kur në emër të tyre krekosej vetëm një gjel.

Tani fuqia reale e shqiptarëve, varet tek mënyra se si do të negociojnë përfshirjen e tyre në qeveri me LSDM dhe si do ta detyrojnë atë, jo vetëm ti përmbahet çdo gërme të Marrveshjes së Ohrit, por dhe premtimit, për të futur gjuhën shqipe në administratën e shtetit dhe për të marrë pozita kyçe në qeverisjen e vendit.

Një tjetër arsye  përse shqiptarët duhet të hyjë në qeveri me opozitën, është mbështetja perëndimore. Zgjedhjet në Maqedoni, u paraprinë nga një proces I gjatë tranzicioni, nën ndikimin e politikës perëndimore, për të zhbërë rregjimin e Gruvskit që ka përgjuar 20 mijë qytetarë, ka burgosur gazetarë, ka mbyllur media dhe është përfshirë në skenarë ogurzi destabilizues, duke futur në kurth dhe shqiparë kokbosh.

Ky proces tranzicioni që u shqoërua nga “bombat” e përgjimeve, ka si detyrim egzistencën dhe funskionimin e Prokurorit special në Maqedoni, një lloj analogjie me reformën në drejtësi në Shqipëri. Gruevsi ka premtuar se nëse do të jetë në pushtet, do ta zhbëj institucionin e prokurorit special. Opozita dhe partitë shqiptare, përfshi dhe BDI e Ali Ahmetit, e mbështesin atë. Kjo është baza politike dhe qëndrimi properëndimor, që duhet të jetë bazë e qeverisë së re, duke I bashkuar në qeveri gjithë partitë shqiptare.

Së fundmi shqiptarët duhet të përfshieh në qeveri, për të rimarrë votat e tyre që janë hedhur në kutitë e opozitarëve të Maqedonisë, duke I ribërë ato pjesë të pushtetit të tyre. Nëse shqiptarët janë të gjiyhë bashkë në qeveri me opozitën, shtohen shanset që vota e shqiptarëve të rikthehet tek shqiptarët, në mënyrën e merituar. Nëse partitë shqiptare rindahen, nëse të rinjtë që kanë triumfuar, përpiqen të lajnë esapet me të vjetërit e zvogëluar, atëhere rriten shanset që fuqia reale e shqiptarëve të bjerë dhe ata të humbasin shansin më të madh që kanë në dorë, për të diktuar pushtetin dhe rrjedhën e demokrcisë në Maqedoni.

Guximi I tyre për të votuar një parti politike maqedonase, besoj se ka qenë vota më e dëshpëruar e mundëshme e tyre, përbëllë një klase politike shqiptare, që bazohej në bajraktarizëm dhe ideologji populiste. Nëse e humbasin këtë shans, fuqia e shqiptarëve do të bjerë, e ardhmja e votës së shqiptarëve do të jenë partitë e reja fetare dhe krahinore, ndërsa nëse dinë ta përdorin këtë votë, për ata vërtet mund të thuhet se nga këto zgjedhje nuk kanë dalë “të dhjerë, por krenar”, sic thotë Kim Mehmeti, por “të dhjerë”… por vendimtarë! Tema

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?