Zbulohet burimi i e-mailit me mesazhe kërcënuese ndaj institucioneve shqiptare

Disa prej institucioneve shtetërore të vendit kanë marrë e-maile kërcënuese, përmes të cilave pretendohet se është vendosur një mjet shpërthyes dhe paralajmërohet hakmarrje ndaj tyre.

Në mesazhet e dërguara, autori prezantohet si “udhëheqës i milicisë serbe” dhe përdor gjuhë kërcënuese ndaj institucioneve që kanë marrë komunikimet.

Mësohet se e-mail është nisur nga Unitropico, Universiteti Ndërkombëtar i Tropikut Amerikan, një universitet publik në Yopal, Kolumbi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga domeni i tij është nisur e-maili me emrin Eduardo Padilla Lopez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me ngjarjen në fjalë Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 615 (12.4%)
Jo 4344 (87.6%)

Vota totale: 4959