Mesazhi i Berishës për qytetarët: Diktaturat nuk ikin, por vetëm përmbysen nga sovrani!
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve dhe gjithë qytetarëve që sot të marrin pjesë në tubimin për mbrojtjen e Kushtetutës, të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.
Ish-kreu i qeverisë ka publikuar në Facebook një video që tregon momentet e protestave të rrëzimit të diktaturës në vitet ’90. Duke bërë analogji me qeverisjen e Edi Ramës, Berisha shkruan: “Diktaturat vendosen duke dhunuar ligje dhe kushtetutat! Ato nuk ikin, por vetëm përmbysen nga sovrani! Mësimi i pandryshueshem i historisë! Sb”.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/259289088396786/
KOHA JONË SONDAZH

