Mesha e Krishtlindjes, besimtarët katolikë kremtojnë në katedrale

Dhjetëra besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku u mbajt mesha  tradicionale e Krishtlindjes.

Mesha u kremtua nga Arqipeshkvi i Arkidioqezes Tiranë-Durrësit, Imzot Xhorxh Frendo. Kjo është‎ mesha e parë që imzot Frendo kremton për Krishtlindje, që pas marrjes së detyrës.

Bashkë me urimin për të gjithë besimtarët, kjo dioqezë  ka lajmëruar se nuk do të organizojë pritjen tradicionale me politikanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Krishtlindja është sigurisht festa e të gjithëve, por veçanërisht e të varfërve dhe të atyre që janë në kufijtë e shoqërisë tonë. Është ky motivi pse Arkidioqeza e Tiranë-Durrësit ka vendosur që, në Krishtlindjen e këtij viti, në vend të pritjes zyrtare për pushtetarët, politikanët, ambasadorët e të tjerë, të organizojë një drekë për të varfrit në ambientet e Arqipeshkëvisë Tiranë-Durrës”, thuhet në njoftimin e Imzot Frendos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?