Mesi e Qato në Dukat: Mbështetje e politika pro sipërmarrjeve
Zëvendës/kryeministrja Senida Mesi dhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, në kuadër të konsultimeve publike që po zhvillon qeveria në Vlorë vizituan një sipërmarrje që eksporton peshkun shqiptar në BE. Dy anëtaret e qeverisë premtuan mbështetje dhe politika për bizneset që eksportojnë prodhime shqiptare.
Në kuadër të konsultimeve publike, Zëvendës/kryeministrja Sonila Qato dhe ministrja e Shtetit për mbrojtjen e Sipërmarrjes vizituan një biznes të përpunimit të peshkut në qarkun e Vlorës, nga ku premtuan mbështetje dhe zgjidhje të problematikave
Ministrja Qato, u fokusua kryesisht tek rëndësia e eksportit për rritjen e konkurueshmërisë.
Qato: Në përkrahje të çdo prodhuesi i cili plotëson standartet e kërkuara të BE dhe e bën prodhimin shqiptar një prodhim të konkurueshëm në të gjitha tregjet e rajonit. Por mbi të gjitha ne kemi ardhur për të biseduar këtu dhe për ato problematika që sipërmarrja ka për të cilat marrim zotimin si Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes për ti ardhur në ndihmë dhe për ti hapur rrugën që kjo sipërmarrje të rritet dhe zhvillohet.
Ndërsa zv/kryeministrja Senida Mesi e vuri thekson tek proceset e ristrukturimit dhe derregullimit, si pjesë e zotimit të qeverisë për të lehtësuar burokracitë.
Mesi: Për ne është shumë e rëndësishme të jemi afër sipërmarrësve që t’ju lehtësojmë sa më shumë barrën e burokracisë në lidhje me dokumentacionin që kërkohet në zyrat e shtetit qoftë kjo në zyrat e tatim-taksave ashtu dhe në pikat doganore. Apo duke përfunduar dhe tek gjendja civile me certifikata apo kartela mjekësore për stafin që ju punësoni.
Anëtarët e kabinetit qeveritar janë vendosur prej të premtes në Vlorë ku po zhvillojnë takime e diskutime mbi tema që prekin dhe japin efekt direkt në jetën dhe veprimtarinë e shqiptarëve.

