Mësimi i gjuhëve të huaja, pas anglishtes interes të lartë dhe për gjermanishten

Politikat për integrimin e vendimit në BE, si dhe lëvizja e lire kanë rritur ndjeshëm interesin për perfeksionimin e gjuhëve të huaja. Dhjetra të rinj e të reja krahas mësimit në shkollë  frekuentojne rregullisht edhe qendra të gjuhëve të huaja. Një ndër to është edhe Planet Center, një qendër  ku krahas diplomës së njohjes së gjuhës, studentët çertifikohen edhe për aftësinë për të folur ne publik. Drejtuesit e qendrës thone se një interes të shtuar ka  vitet e fundit edhe për gjuhën gjermane.    

“Pasuria me e madhe është dija”. Me këtë moto këta të rinj kanë nisur rrugëtimin për  perfeksionimin  e gjuhës  angleze, dhe atë çka  kanë mësuar në disa muaj pune ia kanë prezantuar  në ditën e diplomimit një auditori ku  të ftuar ishin prindërit dhe mësuesit.

Janë dhjetra të rinj e të reja, të cilët ndjekin kurset e gjuhëve te huaja në qendrën “Planet Center”,  ku së bashku me çertifikatën e njohjes së gjuhës këtë vit kanë edhe një tjetër risi, do të çertifikohen edhe për aftësinë për të folur në publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoresha e qendrës  thote se interesimi për gjuhet e huaja sa vjen e shtohet, ndërsa krahas gjuhes angleze një interesim të shtuar ka vitet e fundit edhe për gjuhën gjermane dhe kjo edhe në grupmosha deri në 50 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë të sapodiplomuarit shprehen se mësimi në këtë qendër u ka vlejtur për të bërë dallimin me bashkëmoshatarët.

Përmes ”Public Speaking ” përpara një auditori studentët vetëvlerësojnë dijet dhe njohuritë e marra.

Ky sistem vetëvlerësimi i jep mundësi studentit të shprehë dhe të mbrojë opinionin dhe idetë e tij në gjuhën e përvetësuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?