“Mesnata” – Arrestohet për vjedhjen e 8 lopëve, në kërkim bashkëpunëtori
Një operacion i koduar “Mesnata” i policisë së Kavajës ka çuar në pranga një 35 vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim një 48 vjeçar me iniciale A.P.
Policia bën me dije se i arrestuari Ektor Loka, banues në Tiranë dhe personi tjetër kanë kryer një sërë vjedhjes kryesisht të gjësë së gjallë, vjedhje të kryera përgjatë dy muajve të fundit.
Lopët dhe viçat, autorët i kanë vjedhur në zonën e Kavajës, Rrogozhinës, Durrësit dhe Vorës. Të paktën 8 raste vjedhjesh janë dokumentuar ndaj tyre.
Vjedhjet e kryera:
Këtyre shtetasve gjatë periudhës shtator-sëntor 2016, u janë dokumentuar me prova ligjore se kanë kryer vjedhjet e mëposhtme:
- Vjedhje ndodhur më datë 08.10.2016, në fshatin Fushë-Prezë, ku kanë vjedhur një lopë, në stallën e shtetases Gj. K.
- Vjedhje ndodhur më datë 15.10.2016, në fshatin Habilaj, ku kanë vjedhur dy lopë dhe një viç, në stallën e shtetasit Ç. H.
- Vjedhje ndodhur më datë 29.10.2016, në fshatin Kazaz, ku kanë vjedhur dy lopë dhe një viç, në stallën e shtetasit F. K.
- Vjedhje ndodhur më datë 03.11.2016, në fshatin Marikaj, ku kanë vjedhur dy lopë në stallën e shtetasit G. M.
- Vjedhje ndodhur më datë 05.11.2016, në fshatin Lekaj, ku kanë vjedhur një lopë në stallën e shtetasit D. M.
- Vjedhje ndodhur më datë 13.11.2016, në fshatin Lekaj, ku kanë vjedhur një lopë në stallën e shtetasit H. H.
Gjithashtu përveç rasteve të sipërcituara janë dokumentuar dhe dy raste vjedhjesh të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Durrës.
Gjatë arrestimit në flagrancë shtetasit Ektor Loka, i’u sekuestrua automjeti tip furgon “Mercedes Benz” me të cilin ai po transportonte dy lopë dhe një viç, të cilat ia kishte vjedhur shtetasit C. H., dy aparate celuar dhe shuma monetare prej 60.000 lekë.
/Ora News/

