Mësuesi për një orë do zëvendësohet nga polici (FOTO)
Prindër mos u çudisni kur në shkolla për një orë mësuesin e fëmijës tuaj ta zëvendësojë një efektiv policie. Nën moton “Duhani helmues i heshtur dhe vrasës i zgjedhur i njeriut”, policia e shtetit ka nisur një aksion ndërgjegjësimi në të gjitha shkollat 9-të vjeçare të vendit.
Punonjësit e policisë po zhvillojnë orë mësimore dhe bashkëbisedim me nxënësit në lidhje me rreziqet që sjellin në rast përdorimi, droga, duhani dhe alkooli. Aksioni ka nisur nga shkollat e kryeqytetit.
Ky program është i ndarë në tre faza, ku faza e parë i kushtohet duhanit dhe dëmet që vijnë prej përdorimit të tij, faza e dytë i kushtohet akoolit dhe faza e tretë është për drogat e të gjitha llojeve.
Në një raport të Institutit të Shërbimit Publik për vitin 2017 theksohet se ka një shtimi të të rinjve në përdorimin kanabisit.


